
Interesim i madh për biletat e ndeshjes Kosovë – Maltë
08 tetor 2018
| 16:38
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes Kosovës dhe Maltës, dalin në shitje sot nga ora 17:00.
Interesimi për të siguruar bileta është i madh, pasi radha në njërën nga pikat kryesore në qendër të Prishtinës është shumë i gjatë. FFK-ja nëpërmjet një njoftimi për medie ka paralajmëruar se vetëm pesë bileta mund të blihen nga një person, në mënyre që të shmanget çfarëdo keqpërdorimi.
/Epoka e re/