Interesim i madh për procesin zgjedhor në nëndegët e PDK-së
Në vazhdën e procesit zgjedhor që është duke u zhvilluar në tërë nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), interesimi i anëtarësisë për procesin zgjedhor, për të zgjedhur kryetarët e nëndegëve dhe strukturat tjera partiake, është tejet i madh.
Sipas Komisionit për zgjedhje të brendshme, procedurat dhe vijimi i procesit është plotësisht konform rregulloreve, duke u rikonfirmuar vlerat themelore të PDK-së si demokracia e brendshme dhe transparenca.
“PDK po rritet dhe po fuqizohet çdo ditë me kuadro e intelektualë të shumtë që po i bashkohen. Kosovës i duhet një adresë e sigurt politike, një garanci që e zhvillon vendin dhe e integron atë në strukturat euro-atlantike. PDK është adresa më e mirë për të gjithë qytetarët pa dallim”, është shprehur kohë më parë, kryetari Kadri Veseli.
Është inkurajues fakti se në krye të nëndegëve të PDK-së, janë zgjedhur kandidat me potencial të dëshmuar kombëtar dhe profesional si dhe përzgjedhja e grave në krye të nëndegëve.
Ditëve të fundit, procesi zgjedhor është zhvilluar në Pestovë, Shtitaricë-Vushtrri, Gërqinë-Has, Dubravë-Kaçanik, Mushnikovë, Gërnçar, Gërdoc, Vataj-Kaçanik, Jeshkovë, nëndega në lagjen “Jarinë”, “Soliter”, 7 Shtatori I dhe II në Pejë, Raushiq, Treboviq, Dardania III, Lum i madh, Dobrajë e Madhe, Bujan, Kroishtë, Ribar i Madh-Lipjan, Gllamnik-Podujevë, Davidovc-Shtime, Podujevë Nëndega I, Qyteti II, Malësi e Re, Poslisht-Prizren, Sibofc, Kuzhnin-Has, Kuklibeg-Dragash, Kabash-Has, Bresanë, Studençan, Rogovë I dhe II, Begracë-Kaçanik, Smirë, Mitrovicë e Veriut, Kroi i Vitakut, Kodra e Minatorëve dhe “7 Shtatori”, Prizren-“2 Korriku” si dhe në Kaçanik të vjetër.
Të përzgjedhurit në nëndegë, janë zotuar se do të angazhohen që Dekada e Re, do të zbatohet në interes të qytetarëve dhe vendit, si vendimi më i mirë për t’u rreshtuar krahas vlerave të PDK-së, me besim, për zhvillim dhe integrim.
/Epoka e re/