Interesim i madh për turnirin e futbollit në Slloveni, për dy ditë gjithçka do të frymoj shqip
Një turnir i madh me arome shqiptarie pritet të mbahet në Slloveni me 24 dhe 25 shkurt.
Ky turnir do të mbahet për nder të pavarësisë së Kosovës dhe është mbështetur edhe nga ambasada e Kosovës në Slloveni.
Organizatori i këtij turniri, Armend Berisha ka thënë se ka interesim të madh për këtë turnir. Sipas tij, brenda një kohë të shkurtër është përmbushur numri prej 32 ekipeve që do të marrin pjesë në këtë turnir. Madje, ai ka thënë se do të ketë edhe emra të njohur të futbollit që do të marrin pjesë në këtë organizim.
Ai ka thënë se për dy ditë radhazi gjithçka do të frymoj shqip.
“Për herë të parë po mbahet dhe ka një ineresim të madh. Falëndëroj ambasadën tonë për mbështetje. Poashtu janë të njoftuar të gjtiha autoritetet përkatëse në Slloveni për këtë organizim”, ka thënë Berisha.
Për fituesit e turnirit është planifikuar të ketë edhe shpërblime.