![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/kuqezi.jpg)
Interesim i ulët për miqësoren Shqipëri- Bullgari
16 tetor 2023
| 15:59
Nesër (e martë) me fillim nga ora 18:00, Shqipëria në “Air Albania” do ta luajë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë.
Por, duket se interesimi i tifozëve për këtë lojë është i ulët.
Sipas “Panorama Sport”, deri më tani janë shitur vetëm 7 mijë bileta.
Pritet që deri para ndeshjes numri të shkojë deri në 10 mijë bileta.