Interesim i madh për t’i kontrolluar gjobat online
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka bërë me dije se qytetarët kanë shfaqur interesim mjaft të madh për t’i kontrolluar gjobat e trafikut përmes platformës online.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe përdorimin e aplikacionit për kontrollin e gjobave si dhe përkrahjen e ofruar gjatë këtyre ditëve.
“Gjatë javës së fundit të lansimit të aplikacionit është shfaqur interesim i madh për të vizituar faqen për kontrollim të gjobave në trafik, ku për një periudhë shumë të shkurt statistikat tregojnë se kërkesa ka arritur 61.000 shfletime. Ne si ministri do të vazhdojmë me projekte inovative në të mirë dhe lehtësim të shërbimeve për qytetarët”, ka shkruar ministri Gashi.
/Epoka e re/