
Interesim i madh i të rinjve për t’u bërë pjesë e policisë
14 maj 2018
| 08:01
Mijëra të rinj kanë shprehur interesim për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se deri në përmbylljen e konkursit për pranimin e zyrtarëve policorë (më 10 maj) janë pranuar rreth 17 500 aplikacione.
Ai ka treguar se ky numër mund të jetë më i madh meqenëse ende është në proces regjistrimi i aplikacioneve në sistem.
Kurse ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, u ka bërë thirrje institucioneve t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e policisë lidhur me pagën dhe sigurimin shëndetësor.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)