Interesim i shtuar për zgjedhjet e brendshme në degën e AAK-së në Therandë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tash disa javë ka shpallur procesin e zgjedhjeve të brendshme nga do të dalin strukturat e reja udhëheqëse të partisë.
Procesi zgjedhor ka filluar edhe në komunën e Therandës, ku deri më tani janë zhvilluar 14 kuvende zgjedhore.
Sipas një komunikate për medie të kësaj partie, thuhet se interesimi i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në këto kuvende por edhe për t’ju bashkangjitur AAK-së, ka bërë që kjo degë të mobilizohet në organizimin sa më të mirë dhe gjithëpërfshirës të kuvendit të degës.
“Një interesim i veçantë për t’iu bashkangjitur këtij procesi po vërehet sidomos te kuadrot e reja dhe bizneset e kësaj komune. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fton të gjithë qytetarët e Therandës që të bashkëngjiten në procesin zgjedhor që po vazhdon. Ne jemi të hapur dhe mirëpresim kuadrot e reja që po ofrohen çdo ditë tek ne. Aleanca është e vetmja forcë politike në Therandë që në vazhdimësi ju ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre politik”, ka thënë kryetari i degës së AAK-së në Therandë, Bali Muharremaj, duke shtuar se Theranda vazhdon të mbetet bastion i AAK-së.