Interesimi i Bayern Munich për talentët e Kosovës, çka thotë kandidati për deputet i PDK-së, Isak Neziri

19 dhjetor 2024 | 22:30

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Isak Neziri është takuar sot në Gjermani me Felix Magath, këshilltarin e gjigandit gjerman të futbollit, Bayern Munich.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Neziri përmes një postimi në platformat e tij në rrjete sociale.

Neziri ka shkruar se me Magath kanë bërë një bisedë të këndshme me plane konkrete për sportin e Kosovës.

Tutje, Neziri thotë se Magath, miku tij i vjetër, i gëzohet vazhdimisht sukseseve të Kosovës në futboll, e ka interesim të veçantë për talentët e rinj nga Kosova.

Së shpejti, këshilltari i Bayern Munich do të vizitojë edhe Kosovën për t’u takuar me udhëheqësit e futbollit.

“Bisedë e këndshme e shumë plane edhe për Kosovën me mikun tim të vjetër, Felix Magath, këshilltari i gjigandit gjerman të futbollit, Bayern Munich. Ai i gëzohet vazhdimisht sukseseve të Kosovës në futboll, dhe ka interes  të veçantë për talentët e rinj nga Kosova. Me Magath u pajtuam që shumë shpejt të realizojmë një vizitë së bashku në Kosovë për të ndjekur disa ndeshje futbolli mes klubeve dhe takime me udhëheqësit e futbollit. Punë të mëdha na presin së shpejti”, ka shkruar Neziri.

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Isak Neziri në vazhdimësi është duke mbajtur takime brenda dhe jashtë Kosovës, duke shërbyer si urë lidhëse për të sjellë edhe më tutje investime të reja në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betim Gjoshi, kandidati i PDK-së për deputet, ka folur për…