Interesimi për të investuar në bonot e diasporës ka arritur në 7 milionë euro
10 gusht 2021
| 21:46
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka filluar të ofrojë bono të Thesarit për diasporën, me qëllim të orientimit të fondeve të diasporës në financime që mundësojnë zhvillimin ekonomik.
E kur kanë mbetur edhe një javë kohë për të investuar në këto bono, ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë me dije se interesimi për të investuar ka arritur në rreth 7 milionë euro.
“Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës tashmë ka arritur në rreth 7 milionë euro. Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.