Interi arrin marrëveshje me Dzekon
Interi ka arritur marrëveshje personale me Edin Dzekon, mbetet vetëm me Romën.
Sky Sport Italia, konfirmon se Interi është në bisedime me Romën për Edin Dzekon dhe ka arritur një marrëveshje me lojtarin për një kontratë dyvjeçare.
Raportimet në lidhje me një kalim të boshnjakut në “San Siro”, dolën dje, ndërsa nuk ishte as në formacionin startues në humbjen kumdër Real Betis, shkruan footballitalia.
Roma është e gatshme ta lejojë që të largohet Dzeko këtë verë, dhe ish -sulmuesi i Manchester City, sipas Sky, ka rënë dakord me kushtet e kontratës me Interin tashmë.
Dy klubet tani janë duke negociuar për të arritur një marrëveshje, ndërsa Roma ka filluar të kërkojë zëvendësimin e tij në Olimpico.
Andrea Belotti është përmendur si një objektiv për Giallorossët, por Atalanta është e përgatitur për të luftuar, nëse edhe Duvan Zapata do të kalojë në Inter.