Interi arrin marrëveshje me Godinin
05 janar 2019
| 18:38
Mediet italiane kanë zbuluar sot se Interi ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin uruguaian Diego Godin, që ky i fundit t’u bashkohet zikaltërve në muajin qershor.
Godin ka një kontratë deri në fund të sezonit me Atleticon e Madridit dhe nuk ka pranuar të rinovojë, duke theksuar se ka ndërmend të largohet. Mësohet se ka qenë pikërisht Piero Ausilio ai që ka arritur të negociojë këtë marrëveshje, që gjithsesi ka marrë edhe bekimin e Giuseppe Marottës, i cili e ka kërkuar uruguaianin edhe më herët te Juventusi.
Po sipas medieve italiane, Godinit i është ofruar një kontratë 2-vjeçare te klubi zikaltër, me opsionin për një tjetër vit nëse forma fizike do ta lejojë.