Interi arrin marrëveshje me Torinon për Belottin

24 gusht 2021 | 11:45

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar mëngjesin e sotëm në mediat italiane. Sipas “Tuttomercatoweb”, Interi ka arritur akordin me klubin e Torinos, për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares italiane, Andrea Belotti.

Raportohet se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për transferimin e “gjelit” te zikaltërit për 15 milionë euro plus bonuse, teksa pritet vetëm vendimi i sulmuesit.

Klubet kërkojnë të mbyllin marrëveshjen sa më shpejtë të jetë e mundur, teksa gjasat janë të mëdha që së bashku me Belottin, në Milano të mbërrijë edhe Correa, për të blinduar repartin ofensivë të skuadrës së Inzaghit. Interi së fundmi ka rritur ofertën në 30 milionë euro për sulmuesin e Lazios.

Për sa i përket Belottit, sulmuesi 27-vjeçar do të largohet nga Torino pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar…