Interi, Arsenali dhe Chelsea në garë për Benzeman

18 janar 2024 | 13:04

Sulmuesi francez Karim Benzema dëshiron të largohet nga Arabia Saudite pas vetëm disa muajsh të kaluar në Lindjen e Mesme.

Ish-asi i Realit nuk po ndihet rehat në Al-Ittihad dhe ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të rikthehet në futbollin evropian.

Futbollisti me prejardhje algjeriane po kërkohet nga disa klube të njohura, ku Interi shfaqi i pari interesimin për të. Por jo vetëm Interi, veteranin e sulmit e duan edhe Arsenali e Chelsea, ndërsa ditë më parë u fol edhe për Manchester Unitedin, por që “Djajtë e Kuq” duket se janë tërhequr tashmë. Pra, ish-përfaqësuesi francez mund të përfundojë në Premierligë ose në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një draft-rezolute, tri partitë opozitare në Kosovë kanë kërkuar…