Interi ‘blindon’ Inzaghin

08 gusht 2023 | 16:41

Nënkampionia e Evropës, Inter e ka blinduar Simone Inzaghin. “Corriere dello Sport” konfirmon se klubi zikaltër dhe trajneri kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre për zgjatjen e kontratës deri në 2025.

Inzaghi futej në vitin që i përfundonte kontrata, në 2024, por Marotta nuk dëshironte të niste sezonin me një trajner në skadencë, për këtë arsye palët kanë përshpejtuar negociatat për të mbyllur marrëveshjen.

Tullio Tinti, agjenti i Inzaghit, pas daljes nga zyrat e klubit konfirmoi “tymin e bardhë”, arritjen e akordit. Në fakt, palët kishin gjetur akordin prej kohësh, por vetëm gjatë turneut në Japoni e formalizuan. Në këtë mënyrë, Inzaghi dhe Inter zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre deri në 2025, ndërsa në kontratën e re është parashikuar edhe një rritje e lehtë e pagës. Hapi i radhës i klubit është gjetja e sulmuesi, ndërsa një ditë më parë prezantuan edhe Sommer, portierin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…