Interi ‘blindon’ Skriniarin
12 prill 2019
| 13:41
Milan Skriniar është një nga lojtarët e Interit, me më shumë adhurues ndër klubet e mëdha evropiane, ndërsa nuk kanë munguar as ofertat në drejtim të tij.
Megjithatë klubi zikaltër ka vendosur t’i rinovojë kontratën sllovakut, duke e zgjatur deri në vitin 2023 dhe duke i përmirësuar ndjeshëm edhe pagën vjetore.
Me këtë lëvizje, Interi mund të analizojë qetësisht ofertat ndaj Skriniarit, pa pasur presionin e humbjes me parametra zero.