Interi dhe Juventusi në garë për Felixin
14 dhjetor 2020
| 11:34
Talenti i Atletico Madridit, Joao Felix nuk ndihet i lumtur në Madrid. Pasi u irritua pa masë teksa u zëvendësua në derbi ndaj Real Madridit.
“Calciomercatto” shkruan se Interi dhe Juventusi po e ndjekin me vëmendje 21-vjeçarin portugez, madje janë gati të “sakrifikojnë” dy yjet e skuadrave për “xhevahirin” e Atleticos.
“Zikaltërit” janë të gatshëm të ofrojnë Lautaro Martinezin, ndërsa kampionët në fuqi të Italisë pranojnë të japin “dhuratë” Paulo Dybalën.
Felix nuk po konsolidon dot marrëdhënien me trajnerin Simeone dhe fakti që konsiderohet një yll i ardhshëm i futbollit evropian ka bërë që shumë klube të mëdha të interesohen për të.