
Interi dhe Milani sonte përballen për biletën e finales në Kupën e Italisë
1-1 kishte përfunduar ballafaqimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë, ndërmjet dy skuadrave të qytetit të modës.
Interi dhe Milani përballen sërish sonte, për ta prerë biletën që dërgon në ndeshjen e fundit të këtij turneu prestigjioz italian.
Kampioni aktual i Serie A, po garon në tri fronte, pasi me Napolin me nga 71 pikë e udhëheqin renditjen tabelare në elitën futbollistike të Italisë, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund.
Po ashtu, “Nerazzurët” po e kërkojnë finalen edhe në Ligën e Kampionëve, ku do të ndeshën dy herë me Barcelonën.
Nga ana tjetër, “Rossonerët” si të vetmën shpresë për ta shpëtuar sezonin, e kanë pikërisht Kupën, duke qenë se në ‘Champions’ janë eliminuar herët nga Feyenord, kurse në kampionat gjenden në pozitën e nëntë me 51 pikë, gjashtë sosh më pak se Roma e cila aktualisht është në zonën e “Conference League”.
Superndeshja e “Madoninës” fillon në orën 21:00.