Interi e Chelsea dëfrehen, tronditet Leverkusen
Janë mbyllur të gjithë sfidat e vlefshmë për fazën e 1/16-ave të Europa League, duke përcaktuar kështu 16 ekipet, të cilat kanë kaluar në fazën e 1/8-ave. Interi dhe Chelsea fituan dhe ndeshjet e kthimit pa probleme, ku mposhtën respektivisht Rapidin e Vjenës dhe Malmon.
Matia Vesino në mnutën e 11-të dhe Andrea Ranokia shtatë minuta më vonë, zgjidhën shpejt takimin për Interin, i cili e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Në fraksionin e dytë, gjeti golin dhe Ivan Perisiq, i cili shënoi në minutën e 80-të, po ashtu dhe Politano tre minuta nga fundi.
Ndërkohë, Chelsea triumfoi ndaj Malmos me shifrat 2-0 në “Stamford Bridge”, në një ndeshje që e zgjidhi vetëm në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Oliver Giroud në minutën e 55-të, ndërsa Ros Barklej dyfishoi në minutën e 74-të, pas një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte, raporton ‘Sportekspres’.
Në minutën e 84-të ishte Hadson-Odoi, i cili shënoi golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes. Në sfidat e tjera, ra në sy triumfi i Slavias së Pragës në Belgjikë ndaj Genkut me shifrat 1-4. Në Spanjë, ekipi i Renës ka triumfuar me shifrat 1-3, duke lënë jashtë Betisin.