
Interi e dëshiron Lewandowskin në vend të Icardit
01 mars 2019
| 15:30
Drejtuesit e Interit janë duke e përgatitur një ofertë për Bayern Munchun, pasi që italianët e konsiderojnë sulmuesin Robert Lewandowskin si zëvendësues të përsosur për argjentinasin Mauro Icardin.
Lewandowski e kryeson listën e lojtarëve që mund ta zëvendësojnë Icardin në Inter, sipas medieve italiane. Sulmuesi polak, ka shënuar 22 gola në 31 ndeshje të këtij sezoni me Bayernin.