Interi e dëshiron në janar Mertensin

26 dhjetor 2019 | 15:27

Dries Mertens është në fund të kontratës me Napolin dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë nisur ende.

Interesimet për sulmuesin belg janë të shumta, me Interin dhe Borussia Dortmundin, të cilët e ndjekin atë prej kohësh. Drejtuesit zikaltër kishin shfaqur interes për futbollistin që në verë, por asokohe nuk ia dolën të arrijnë një marrëveshje me klubin tjetër italian.

Interi e ka kërkuar belgun edhe në verë, por tash synon që ta mbyllë marrëveshjen në muajin janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së Vitit të Ri 2020, komandanti…