Interi e fiton derbin e Milanos (video)
21 shtator 2019
| 22:46
Interit i ka takuar derbi i qytetit të Milanos, pasi e mposhti 2-0 Milanin në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Giuseppe Meazza”.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, derisa dy golat e fitores Interi i shënoi në pjesën e dytë. Mesfushori Marcelo Brozoviq (49’) dhe sulmuesi Romelu Lukaku (78’) ishin realizues për skuadrën fituese.
Pas kësaj fitore, Interi e merr kreun në Seria A me 12 pikë, kurse Milani zë vendin e shtatë me 6 pikë. Sot fituar ka shënuar edhe Juventusi ndaj Veronas (2-1).
/Epoka e re/