Interi e fiton derbin, Milani ndalet në barazim

16 dhjetor 2020 | 22:51

AC Milan ka nxjerrë vetëm një barazim 2:2 në udhëtim ndaj Genoas sonte në xhiron e 12-të të Series A të Italisë.

Mattia Destro (48’, 60’) realizoi dy gola për Genoan, ndërsa për Milanin realizuan Davide Calabria (52’) dhe Pierre Kalulu (83’). Për Genoan nga minuta e 76-të u aktivizua Valon Behrami.

Interi e fitoi derbin ndaj Napolit me rezultat 1-0, derisa golin e vetëm e shënoi Lukaku nga penalltia në minutën e 73-të.

Pas 12 xhirove kryeson Milani me 28 pikë, një më tepër se Interi që zë vendin e dytë. Interi fitoi 1:0 në shtëpi sonte ndaj Napolit. Juventusi është i treti me 24 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka deklaruar në një…