
Interi e fiton derbin ndaj Milanit
21 tetor 2018
| 22:38
Një ndeshje dramatike është zhvilluar sonte në San Siro ndërmjet rivalëve lokal Inter – Milan.
Interi arriti të arkëtojë pikët e plota nga derbi i sotëm në fund të takimit.
Ishte sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi që shënoi golin e fitores në minutën e 90+2.
Në vendin e tretë Interi ka 19 pikë, derisa Milani në vendin e 12 ka 12 pikë.