Interi e kërkon Alonson
08 dhjetor 2019
| 11:50
Gjatë mërkatos së janarit Interi do të përforcohet me disa lojtarë, të cilët do i vijnë në ndihmë Kontes për vazhdimin e sezonit shumë impenjues.
Shumë emra qarkullojnë në orbitën e zikaltërve dhe së fundmi është shtuar një tjetër. Bëhet fjalë për futbollistin e Chelsear, Markos Alonso, me të cilën Conte ka punuar te londinezët.
Siç raporton “Fcinteresnews.it”, Interi do tentojë ta afrojë lojtarin që në merkaton e janarit, që të ndihmojë menjëherë skuadrën, e cila në shumë ndeshje ngec për zgjidhje.
Nga ana tjetër Markos Alonso pritet të largohet nga Chelsea, pasi janë ngushtuar hapësirat për të dhe nuk po luan më si tutullar.