Interi e kërkon Dzekon në vend të Icardit
19 mars 2019
| 13:45
Mauro Icardi parashikohet se do të largohet gjatë verës nga Interi, kurse drejtuesit e klubit italian kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Edin Dzeko është futbollisti që po shihet si zëvendësues i argjentinasit.
33-vjeçari që është pjesë e Romës ka shënuar 85 gola në 169 paraqitje në Serie A. Në të kaluarën ka luajtur edhe për Manchester Cityn, Wolfsburgun dhe Teplicen dhe Zeljezniçarin.
/Epoka e re/