Interi e kërkon mbrojtësin e Bayernit

17 gusht 2023 | 16:32

Interi kërkon një goditje të fundit për të kompletuar skuadrën për sezonin e ri. Siç zbulohet nga edicioni i sotëm i “Il Corriere dello Sport”, Interi vazhdon të mendojë për një përforcim të ri cilësor për të forcuar mbrojtjen.

Në shënjestër është vënë francezi i Bayern Munchen, Benjamin Pavard, i cili ka një përvojë të madhe ndërkombëtare dhe është ende shumë i ri duke pasur parasysh 27 vitet e tij.

Formula e transferimit mund të bazohet në një huazim me detyrim për të blerë, por fillimisht ai do të duhej të rinovojë me klubin bavarez.

Për momentin kontrata e tij me Bayernin skadon në 2024. Inter do të përpiqet të mbyllë një tjetër super operacion. Pas dështimit me Samardziq, milanezët synojnë të mbajnë Stefano Sensi në skuadër pa e dërguar atë në huazim. Pavard mund të luajë si qendërmbrojtës me tre lojtarë dhe si mbrojtës krahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë fundjavë do të nis kampionati i ri garues në…