Interi e mposhti Lazion e Strakoshës dhe Berishës

29 tetor 2018 | 22:29

Interi ka vazhduar me formën e lartë në Itali duke e mposhtur thellë Lazion në xhiron e 10-të të Serisë A.

Ekipi i Luciano Spalletti fitoi 0 me 3 si mysafire e ekipit romak.

Mauro Icardi shënoi dy herë, ndërsa u ndihmua edhe nga Marcelo Brozoviq që shënoi një tjetër gol.

Te Lazio u paraqit për 90 minuta portieri shqiptar Thomas Strakosha, ndërsa mesfushori Valon Berisha ndeshjen e përcolli nga banka rezervë.

Në tabelë, Interi del i dyti me 22 pikë aq sa ka edhe Napoli një pozitë më postë. Juventusi prin me 28.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është kundër diskutimit me Serbinë…