Interi e mposhti Udinesen
06 maj 2018
| 14:38
Skuadra e Interit e ka mposhtur Udinesen me rezultat 4-0, në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Serisë A.
Andrea Ranocchia (13) e hapi serinë e golave, kurse Rafinha dhe Icardi shënuan dy golat e tjerë në fund të pjesës së parë. Katër minuta pasi filloi pjesa e dytë, vendasit mbetën pa një lojtar, pasi Seko Fofana u ndëshkua me karton të kuq. Interi shënoi edhe një gol në këtë pjesë lojë, nëpërmjet Borja Valero (71).
Shqiptari Valon Behrami luajti deri në minutën e 74-të, kurse u zëvendësua me Jakub Jankto.
Redaksia online
(e.r. epokaere.com)