
Interi e nis me barazim në Ligën e Kampionëve
17 shtator 2019
| 20:59
Interi ka nisur me barazim sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Antonio Contes barazoi 1 me 1 me Slavia Pragën në kuadër të Grupit F.
Peter Olayinka shënoi golin për çekët, ndërsa Nicolo Barella barazoi rezultatin në fund të ndeshjes për Interin.
Në Grupin F janë edhe Dortmundi e Barcelona që përballen më vonë.