Interi eliminohet nga Liga e Kampionëve, kualifikohet Tottenhami
Interi ka lëshuar rast të artë për tu kualifikuar në 1/8 e finales, pasi luajti baras me PSV-në (1-1), dhe në këtë mënyrë është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Për holandezët në pjesën e parë realizoi Hirving Lozano, kurse Mauro Icardi e barazoi rezultatin në pjesën e dytë, por pa mundur që vendasit të gjejnë edhe golin e fitores.
Barcelona në ndeshjen tjetër të Grupit B luajti baras 1-1 me Tottenhamin, i cili falë këtij barazimi u kualifikua tutje në Ligën e Kampionëve. Ousmane Dembele në fillim të ndeshjes realizoi për Barcelonën, kurse Lucas Moura e barazoi rezultatin pak minuta para fundit të ndeshjes.
Në këtë mënyrë Interi do të vazhdon garat në Ligën e Evropës, kurse Barcelona e Tottenhami presin kundërshtarët e radhës në Ligën e Kampionëve.
/Epoka e re/