Interi fiton derbin ndaj Dortmundit. Barça s’gabon ndaj Slavias
23 tetor 2019
| 23:04
Interi ka fituar 2 me 0 përballjen me Dortmundin në xhiron e tretë të Grupit F në Ligën e Kampionëve. Lautaro Martinez realizoi golin e parë. Ai shënoi në minutën e 22-të. Epërsia u dyfishua në fund të ndeshjes nga Antonio Candreva.
Në të njëjtën xhiro në këtë grup, Barcelona fitoi ndaj Slavia Pragës për të mbajtur kryesimin në tabelë.
Barça fitoi me rezultat 1 me 2. Lionel Messi hapi ndeshjen në minutën e tretë duke realizuar për 0 me 1. Boril barazoi gjithçka në minutën e 50-të, shtatë minuta para se Olayinka të shënonte në portën e tij për t’ia siguruar Barçës fitoren.
Barcelona ka shtatë pikë në Grupin F dhe prin me tri pikë para Interit e Dortmundit. Slavia Praga është e fundit me 1 pikë.