
Interi ‘harron’ Lukakun, synon Zapatan
16 korrik 2019
| 14:26
Interi ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukaku, pasi skuadra angleze kërkon 80 milionë euro.
“Corriere Dello Sport”, raporton se tash synim i Interit është sulmuesi i Atalantës, Duvan Zapata, i cili ka shkëlqyer në edicionin e fundit duke shënuar 23 gola në 37 ndeshje.
/Epoka e re/