Interi heq dorë nga Lukakun, synon Cavanin
19 korrik 2019
| 10:45
Interi e ka thyer interesimin nga sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.
Manchester Unitedi vazhdon të kërkojë më shumë se 80 milionë euro për Lukakun, të cilat Interi nuk është i gatshëm t’i shpenzojë.
“Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport” pretendojnë se alternativa e yllit belg është Cavani. Ish-sulmuesi i Napolit shihet si një opsion më i lirë, pasi ai është 32-vjeçar dhe ka mbetur me vetëm edhe një vit në kontratën e tij me PSG-në. “Nerazzurrët” gjithashtu do të ishin në gjendje t’i ofrojnë atij një rrogë prej nëntë milionë eurosh, një rënie e lehtë në fitimet e tij aktuale prej 12 milionë eurosh në sezon.