Interi heq dorë nga Pastore dhe Mkhitaryan

05 janar 2018 | 12:06

Skuadra e Interit ka hequr dorë nga transferimi i dy mesfushorëve Javier Pastore (PSG) dhe Henrikh Mkhitaryan (Manchester United).

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Luciano Spalletti. Deri të ky vendim ka ardhur pasi çmimi i lojtarëve në fjalë është shumë i lartë.

“Nuk mendojmë për afatin kalimtar, pasi jemi mirë kështu si jemi. Kemi një organikë të plotë, me futbollistë që kanë cilësi të ndryshme. Pastore ose Mkhitaryan? Për të marrë ndonjë nga ata, duhen 40 milionë euro dhe ne nuk i kemi, ndaj nuk ka pse të ëndërrojmë kot”, ka thënë Spalletti.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave…