
Interi i kërkoi Dybalas të priste edhe pak ditë, argjentinasi shkon te Roma
19 korrik 2022
| 13:30
Ylli argjentinas ka qenë në negociata me skuadrën e Inter tash e sa kohë, por në fund ka nënshkruar me skuadrën e Romës, vendim ky që ka befasuar shumicën.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Inter i ka kërkuar Paulo Dybalas që të priste edhe pak ditë për të finalizuar marrëveshjen. Ishin pikërisht këto ditë pritje që e çuan lojtarin te Roma.
Marrëveshja për transferimin e Dybala te Roma nuk është bërë akoma zyrtare, por lojtari është fotografuar me Tiago Pinto dhe ka konfirmuar për media se do t’i bashkohet Romës.
Dybala i është ofruar numri 10 të skuadra e Romës, numër që nuk mbahet që nga pensionimi i Francesco Totti, por lojtari ka refuzuar një mundësi të tillë.