Interi i shtohet garës për Mustafin

18 dhjetor 2020 | 16:06

Skuadra e Interit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit Shkodran Mustafi, ka njoftuar “Tuttosport”.

Klubi italian synon të firmos parakontratë me Mustafin në janar, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e tij për sezonin e ri. 28-vjeçari, këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat në këtë edicion dhe gjatë verës do të largohet nga ky klub.

Interesim për reprezentuesin e Gjermanisë ka shfaqur edhe Barcelona dhe Eintracht Frankfurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar…