Interi ia heq Icardit shiritin e kapitenit
13 shkurt 2019
| 13:50
Sulmuesi Mauro Icardi nuk do të jetë më kapiteni i skuadrës së Interit. Klubi italian e ka marr vendimin të cilin e ka bërë publik në “Twitter”, por nuk ka dhënë arsye shtesë për heqjen e shiritit nga Icardi.
Tash e tutje kapiten i skuadrës së Interit do të jetë Samir Handanoviq, i cili ishte zëvendës-kapiten.
Pas këtyre zhvillimeve e ardhmja e argjentinasit pritet të jetë larg Interit, kurse interesim për të kanë shfaqur Juventusi dhe Real Madridi. 25-vjeçari është pjesë e Interit nga viti 2013, kurse ka regjistruar 177 paraqitje dhe ka shënuar 109 gola.
/Epoka e re/