Interi interesohet për Hysajn dhe Danilon

02 maj 2019 | 12:00

Krahët e mbrojtjes tek Interi në vitet e fundit kanë qenë pika e dobët që skuadra zikaltër ka vuajtur më shumë.

Pas ikjes së Zanettit dhe Maiconit, Interi nuk ka gjetur dot lojtarë të besueshëm dhe që ta nxjerrin skuadrën përpara. Këtë verë, Spalletti, nëse qëndron, do të jetë patjetër një mbrojtës krahu i djathtë.

Përveç Danilos së Manchester Cityt, Spalletti kërkon edhe Hysajn. Sipas asaj që raporton “Fcinterneës.it”, trajneri i zikaltërve është i bindur për shqiptarin, pasi Martusielo, ndihmësi i tij, i jep garanci teknike. Ky i fundit e ka njohur Hysajn te Empoli dhe i ka mbushur mendjen Spallettit për ta transferuar mbrojtësin shqiptar në Milano gjatë verës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Trepça” së shpejti do të bëhet me kryeshef ekzekutiv, këtë…