Interi kërkon këndelljen ndaj Barçës së frikshme

04 tetor 2022 | 09:22

Ndeshja kryesore sonte (e martë) në Ligën e Kampionëve zhvillohet në Grupin C në mes të Interit dhe Barcelonës në “San Siro”. Këto dy skuadra kanë pikë të barabarta, pasi të dyja këto klube e kanë mposhtur Viktoria Plzenin, por kanë humbur ndaj Bayern Munchenit.

Interi ka pasur një start jo të mirë në Serinë A, në anën tjetër Barcelona ka shkëlqyer duke qenë e pamposhtur në shtatë ndeshje dhe momentalisht është kryesues në La Liga me pikë të barabarta me Real Madridin. Rezultatet negative kanë vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e trajnerit Simone Inzaghi dhe mediet italianë raportojnë se nëse nuk merr fitore Interi në përballje me Barcelonën dhe në kampionat ndaj Sassuolos, trajneri italian do të shkarkohet.

Në anën tjetër, kanë kaluar shtatë vjet që Barcelona nuk e ka fituar trofeun më të çmueshëm në futboll, por paraqitjet e kësaj skuadre në këtë edicion e kanë bërë ndër favoritet kryesore për ta fituar Ligën e Kampionëve. Marcelo Brozoviq dhe Romelu Lukaku janë dy mungesat e Interit për këtë ndeshje, derisa Barcelona do të ketë shumë mungesa: Memphis Depay, Frenkie De Jong, Jules Kounde, Ronald Araujo dhe Hector Bellerin.

Formacionet e mundshme:

Inter Milan: Handanoviq; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Dzeko.
Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Christensen, Garcia, Alba; Kessie, Busquets, Pedri; Dembele, Leëandoëski, Raphinha.

Grupi A

21:00 Ajax – Napoli
21:00 Liverpool – Rangers

Tabela

1. Napoli          6 pikë
2. Liverpool    3
3. Ajax             3
4. Rangers      0

Grupi B

21:00 Club Brugge – Atletico Madrid
21:00 Porto – Bayer Leverkusen

Tabela

1. Club Brugge                6 pikë
2. Bayer Leverkusen      3
3. Atletico Madrid          3
4. Porto                             0

Grupi C

18:45 Bayern Munchen – Viktoria Plzen
21:00 Inter – Barcelona

Tabela

1. Bayern Munchen    6 pikë
2. Barcelona                 3
3. Inter                          3
4. Viktoria Plzen         0

Grupi D

18:45 Marseille – Sporting CP
21:00 Eintracht Frankfurt – Tottenham Hotspur

Tabela

1. Sporting                       6 pikë
2. Tottenham H.             3
3. Eintracht Frankfurt   3
4. Marseille                      0

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punonjësit e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe…