Interi kërkon tri pikë në ‘finalen’ ndaj Realit

25 nëntor 2020 | 09:10

Skuadra e Interit dhe ajo e Real Madridit do të përballen sonte (e mërkurë) në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane është e fundit në grup me vetëm dy pikë të grumbulluara dhe i duhet fitorja nëse dëshiron kualifikimin në fazën tjetër. Në anën tjetër Reali do të mundohet të marrë të paktën një pikë, me synim që të fitojë dy ndeshjet e fundit dhe të kualifikohet tutje. Në ndeshjen e zhvilluar më 3 nëntor, Reali fitoi me rezultat 3-2.

“Për ne është si një finale. Pas humbjes kundër Realit, nuk kemi zgjidhje tjetër. Na pret një ndeshje e vështirë, duhet të luajmë në mënyrë perfekte. E dimë që mund të marrim rezultatin që synojmë, e kemi treguar edhe në të kaluarën. Me pak kujdes mund ta fitojmë ndeshjen. Nuk e di, nuk mendoj se Reali mund të qahet. Ka shumë lojtarë që mund t’i zëvendësojnë, më vjen për të qeshur që mediet flasin për këto mungesa”, ka thënë Antonio Conte, trajner i Interit.

Kryesuesja e grupit, Borussia Moenchengladbach e deklasoi Shakhtarin në ndeshjen e kaluar duke e mposhtur (0-6), kurse edhe tash e synon fitoren për të qenë afër kualifikimit. Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Angli ku Liverpooli e pret Atalantën e Berat Gjimshitit, nga e cila ndeshje synon maksimumin e pikëve edhe përkundër problemeve me lëndime. Ajaxi kërkon tyri pikët e reja kundër Midtjyllandit për të “blinduar” pozitën e dytë në grup.

GRUPI A

21:00 Atletico M. – Lokomotiv M.
21:00 Bayern M. – Salzburg

Tabela

1. Bayern M.        3 9 pikë
2. Atletico M.       3 4
3. Lokomotiv M. 3 2
4. Salzburg           3 1

GRUPI B

18:55 B.Moenchengladbach – Shakhtar D.
21:00 Inter – Real Madrid

Tabela

1. B.Moenchengladbach 3 5 pikë
2. Shakhtar D.                  3 4
3. Real M.                          3 4
4. Inter                               3 2

GRUPI C

18:55 Olympiacos – Manchester City
21:00 Marseille – Porto

Tabela

1. Manchester City         3 9 pikë
2. Porto                            3 6
3. Olympiacos                3 3
4. Marseille                    3 0

GRUPI D

21:00 Ajax – Midtjylland
21:00 Liverpool – Atalanta

Tabela

1. Liverpool         3 9 pikë
2. Ajax                  3 4
3. Atalanta          3 4
4. Midtjylland    3 0

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është deklaruar lidhur me varrezën masive…