
Interi kompleton transferimin e Lukakut
08 gusht 2019
| 17:03
Skuadra e Interit e ka kompletuar transferimin e sulmuesit, Romelu Lukaku. Skuadra italiane për disa javë më radhë e kërkoi sulmuesin belg dhe më në fund arriti që ta transferoj.
Interi për këtë transferim do t’i paguaj Manchester Unitedit 80 milionë euro. 26-vjeçari që ka luajtur edhe për Chelsean, Anderlecht dhe West Bromwich Albion në Inter do të jetë zëvendësues i Mauro Icardit, i cili shumë shpejtë do të transferohet në një skuadër tjetër.
/Epoka e re/