Interi konfirmon Lautaron si kapiten të ri
Interi ka konfirmuar zyrtarisht sulmuesin Lautaro Martinez si kapiten të ri të klubit për sezonin 2023/24.
Largimi i Samir Handanoviq dhe Marcelo Brozoviq këtë verë i la “Nerazzurrët” pa kapiten dhe sulmuesi argjentinas ka qenë zgjedhja e dukshme për të marrë shiritin në krah, pasi e kishte veshur atë në disa raste sezonin e kaluar.
Lautaro është rritur në një figurë lideri për Interin që nga ardhja e tij në vitin 2018 dhe thuhet se refuzoi një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite kohët e fundit në një shfaqje besnikërie ndaj klubit milanez.
Siç u njoftua, Lautaro tani është kapiteni i ri i klubit të Interit, me Nicolo Barella që u promovua në zëvendës-kapiten. Lisa Alborghetti është kapitene e skuadrës së Interit për Femra. Njoftimi i “Nerazzurrëve” iu referua materialit të marketingut të filmit të ri të Barbie. Lautaro ka bërë 238 paraqitje në të gjitha garat për Interin që nga ardhja e tij në 2018, duke shënuar 102 gola dhe duke dhënë 36 asistime në atë kohë.
Welcome To Inter Land 🖤💙#ForzaInter #BarbieTheMovie pic.twitter.com/zLPAlwbZXa
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 26, 2023