
Interi kualifikohet në çerekfinale
11 mars 2025
| 22:58
Pas vetëm tetë minutash lojë, Marcus Thuram kaloi Nerazzurët në epërsi me një asistim të Carlos Agustos.
Por, Feyenoordi i barazoi shifrat në 1-1, pasi Moder shënoi nga penalltia në minutën e 42-të.
Mirëpo, edhe Interi fitoi një penallti dhe nga 11 metra i saktë u tregua Hakan Calhanoglu (51’), për ta kthyer epërsinë.
Skuadra italiane kishte dominim në këtë takim, mirëpo nuk ia doli t’i konkretizonte rastet, por që siguruan kalimin në çerekfinale.
Aty, Interi do të përballet me Bayern Munichun që eliminoi Bayer Leverkusenin.