
Interi largon Spallettin, Conte shumë afër
30 maj 2019
| 11:50
Po përflitej prej kohësh dhe tashmë është zyrtarizuar gjithçka. Me një postim në llogarinë zyrtare në “Twitter”, Interi ka njoftuar se Luciano Spalletti nuk do të jetë më trajner i ekipit zikaltër.
Diçka e tillë ishte paralajmëruar dhe nga mediat, pasi Antonio Conte është përfolur shumë si trajner i ri i Interit dhe largimi i Spallettit dukej i paevitueshëm. Kështu, italiani largohet pas 2 sezonesh në krye të zikaltërve.