Interi: Martinezi kushton 68 milionë euro
30 mars 2022
| 13:08
Skuadra e Interit duket se është e gatshme ta shesë Lautaro Martinezin në afatin kalimtar të kësaj vere.
“Nerazzurët” kanë vazhduar kontratat e disa lojtarëve, duke rrezikuar kështu pragun e shpenzimeve, por kjo mund të ulet nëse shesin në afatin e verës.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Martinez do të jetë lojtari i parë në listën e largimeve nga kampioni i Serie A-së. Klubi italian tashmë i ka caktuar çmimin lojtarit dhe sipas mediumit – klubi që i do shërbimet e tij duhet të paguajë 68 milionë euro. Arsenali dhe Atletico Madridit thuhet se kanë shfaqur interesim direkt, por që për të në garë mund të futen edhe Barcelona e Bayern Munchen.