Interi mban gjallë shpresat për kualifikim, Atletico bën ‘paqe’ me Bayernin
Interi mban gjithçka të hapur për kualifikimin për në fazën tjetër në Champions League. Zikaltrit fituan me vështirësi 3-2 në Gjermani kundër Gladbah, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e fundit ndaj Shakhtar.
Darmian zhbllokoi rezultatin ën minutën e 17-të, ndërkohë që skuadra gjermane u përgjigj në fundin e fraksionit të parë me Plea. Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për Interin që shënoi dy gola me Romelu Lukakun. Në minutën e 76-të, Plea rihapi ndeshjen ndërkohë që në minutat e fundit ai do të realizonte edhe të tretin, por që do të anulohej, pasi një nga shokët e tij ishte në pozicion jashtë loje.
Atletico Madrid barazoi 1-1 në super duelin ndaj Bayern Munich. Sfida u zhbllokua nga një gol i Joao Felix në minutën e 26-të. Talenti portugez e dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi fantastik të Marcos Llorente. 4 minuta nga fundi i ndeshjes, Muller vendosi baraspeshën nga pika e bardhë. Liverpooli fitoi me vështirësi 1-0 kundër Ajax. Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga talenti 19-vjeçar Curtis Jones.