Interi me dy mungesa ndaj Cityt

17 shtator 2024 | 16:35

Federico Dimarco dhe Marko Arnautoviq nuk janë stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi italian ka lodhje muskulore, ndërkohë që Arnautoviq ka munguar në qendrën stërvitore të zikaltërve për shkak të një gjendje gripale.

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt që do të zhvillohet nesër në “Etihad Stadium”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia opozitare gjermane, Unioni Kristian Demokrat (CDU), ka njoftuar të…