Interi me tri mungesa ndaj Milanit
Nesër në mbrëmje do të luhet kryendeshja e javës së 28-të në Serie A, ku Milani dhe Interi do të përplasen në derbin e Madoninës.
Ekipi zikaltër vjen nga një moment jo i mirë në këtë sfidë, teksa mjafton të kujtojmë eliminimin nga Evropa Ligë mbrëmjen e së enjtes.
Përveç eliminimit dhe momentit jo të mirë, Spalettin e shqetësojnë edhe mungesat, të cilat janë të rëndësishme dhe me peshë. Ditën e sotme është zyrtarizuar lista e të grumbulluarve për ndeshjen dhe bie në sy që Mauro Icardi nuk është përsëri pjesë e grupit.
Gjithashtu, ish-kapitenit i bashkëngjiten edhe Naingolan, i cili nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi, si dhe Jose Mario. Lajmi i vetëm i mirë është Marselo Brozoviq, i cili me shumë mundësi do të jetë në dispozicion të trajnerit. Gjithsesi, mungesa e tre lojtarëve të përmendur më lart, është diçka që e shqetëson jo pak trajnerin dhe Interin.