Interi menjëherë refuzon ofertën e Newcastelit për Barellan

15 qershor 2023 | 13:17

Nicolo Barella ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në Itali dhe protagonist me fanellën e Interit. Mesfushori italian ka bërë sezone shumë të mira, gjë e cila e ka futur në radarët e shumë klubeve në Evropë.

Të mërkurën është raportuar se një ofertë me vlerën e 60 milionë eurove ka mbërritur te Interi për shërbimet e mesfushorit. Newcastel United po synon të këtë një ekip dinjitoz në Ligën e Kampionëve dhe ka nisur nga merkatoja.

Megjithatë, përgjigja e zikaltërve ka qenë e menjëhershme, duke refuzuar ofertën për mesfushorin që konsiderohet i paprekshëm nga Interi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë…