Interi mezi e mposhti Sampdorian

21 qershor 2020 | 23:50

Interi e ka mposhtur me vështirësi Sampdorian, 90 minuta sollën tre gola.

Të besuarit e Antonio Contes triumfuan 2-1 me golat e sulmuesve në top formë gjatë gjithë sezonit,Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Ata shënuan në pjesën e parë për 2-0, derisa me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 53’, Morten Thorsby shënoi për mysafirët për 2-1.

Pavarësisht tentimeve të shumta nga të dy skuadrat, nuk pati më gola dhe në fund Interi mori tri pikët në ndeshjen e parë në Serie A pas pandemisë.

Objektivi i Interit të Contes është të qëndrojë në zonën Champions, por edhe për titull ende asgjë nuk dihet, pasi diferenca me Juven është vetëm gjashtë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, lagjja e Spitalit,…